NATO po kërkon të ketë një “Shengen ushtarak” në Europë, thotë Kremlini, me qëllimin t`i lejojë forcat e saj të armatosura të lëvizin lirshëm për t’iu kundërvënë Rusisë, por kjo sipas tij do të shtojë tensionet. Zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, paralajmëroi se vendi i tij do të përgjigjet nëse një propozim i tillë bëhet realitet.
Reagimin e Moskës e nxiti një deklaratë e shefit të komandës logjistike të NATO-s, general lejtnanti Alexander Sollfrank, i cili pohoi për Reuters se do të dëshironte të shihte një “Shengen ushtarak”. “Jam i shqetësuar”, u shpreh ai, “se burokracitë e tepërta në kontinentin e vjetër po pengojnë lëvizjet e trupave, një problem që mund të shkaktonte vonesa të mëdha nëse do të shpërthente një konflikt me Rusinë. “Po na mbaron koha.
Atë që nuk e bëjmë në kohë paqeje, nuk kemi për ta bërë dot në rast krize ose lufte”, shtoi Sollfrank. Aleanca veri-atlantike po e mbështet në mënyrë aktive Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe Kievi shpreson që një ditë të bashkohet me të. Vetë NATO-ja sidoqoftë e ka shmangur konfliktin e drejtpërdrejtë me Rusinë. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe liderë të tjerë perëndimorë e kanë pohuar hapur se nuk e duan përplasjen frontale me Moskën për shkak të arsenalit të saj të madh bërthamor.
Në fjalën e tij, Sollfrank argumentonte se Rusia mund të ketë një shans për të fituar sepse aleanca nuk është e përgatitur. “Ne duhet të jemi një hap para. Duhet të përgatisim shumë përpara se të aktiviziohet neni 5”, u shpreh ushtaraku i lartë duke iu referuar klauzolës së mbrojtjes kolektive të NATO-s, e cila e vendosur praktikisht në luftë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NATO#Russia#TopChannelNews
Смотрите видео Top Channel/ Kremlini paralajmëron tensione: NATO, Shengen ushtarak në Europë! онлайн, длительностью часов минут секунд в хорошем качестве, которое загружено на канал Top Channel Albania 24 Ноябрь 2023. Делитесь ссылкой на видео в социальных сетях, чтобы ваши подписчики и друзья так же посмотрели это видео. Данный видеоклип посмотрели 24,141 раз и оно понравилось 82 посетителям.