Që nga java e kaluar, autoritetet amerikane janë fokusuar në hetimin e një kompanie në shtetin amerikan të Tenesit.
Thuhet se kjo kompani ka marrë dhjetë milionë dollarë nga televizioni shtetëror Russia Today për të “krijuar dhe shpërndarë përmbajtje me lajme të fshehura të qeverisë ruse për audiencën amerikane”.
Konkretisht, paratë thuhet se janë përdorur për të prodhuar video që promovonin kryesisht narrativa të krahut të djathtë mbi tema të tilla si emigracioni, problemet gjinore dhe ekonomia përpara zgjedhjeve në SHBA në nëntor 2024. Këto video më pas u shpërndanë në mediat sociale nga disa influencues të krahut të djathtë që punonin për kompaninë në Tenesi – gjoja pa e ditur që videot ishin bërë me përfshirjen ruse. Videot në fakt thuhet se janë montuar dhe prodhuar nga dy punonjës të Russia Today.
Pikëpamjet e shprehura në video ishin “shpesh në përputhje me interesin e qeverisë ruse për rritjen e përçarjeve brenda Shteteve të Bashkuara”, thuhet në aktakuzë. Qëllimi është “që të SHBA të dobësohet në përballjen me interesat ruse, për shembull në luftën në Ukrainë.”
Rasti aktual ofron vetëm një pasqyrë të vogël se si me gjasa vepron Rusia për të ndikuar në zgjedhje – ndonëse vetë Moska rregullisht mohon çdo akuzë për ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve të tjera.
Midis 2020 dhe 2022, kjo thuhet se ka ndodhur në të paktën nëntë vende, ndërsa në 17 vende të tjera ka pasur “një nivel më pak të theksuar” të aktiviteteve në mediat sociale ruse, e kjo duhet të merret shumë seriozisht nga këto vende. Rusia është përpjekur të influencojë edhe zgjedhjet evropiane në qershor 2024.
Mundësitë e keqpërdorimeve janë shumë të mëdha. Në zgjedhjet në një vend evropian në vitin 2020 u tha se aktivistët ishin të frikësuar. Në raporte thuhet se mediat shtetërore ruse kanë përhapur masivisht pretendime të rreme për mashtrimin e votuesve në disa zgjedhje demokratike në mbarë botën në vitet 2020 dhe 2021.
Në të paktën një vend në Amerikën e Jugut, Moska gjithashtu ka përhapur dyshime masive për pavarësinë e zgjedhjeve. “Përdoren metoda të ndryshme: për shembull, sulme hakerash në të cilat publikohen dokumentet interne të politikanëve, të vërteta ose ndonjëherë edhe dokumente false, si në zgjedhjet e 2017-ës në Francë, shkruan DW.
E ashtuquajtura “fushatë e dyfishtë” tregon saktësisht se si mund të duket kjo: elementi qendror janë “faqet e klonuara të mediave kryesore perëndimore”, si Spiegel, Washington Post, FoxNews dhe shumë të tjera, shpjegon Julia Smirnova. Këto faqe janë të ngjashme me faqet reale të mediave – përveç përmbajtjes. Artikujt e rremë janë postuar më pas në mediat sociale, ndonjëherë edhe në komentet e postimeve reale nga mediat e njohura.
Qëllimi i ndërhyrjes ruse nuk është më vetëm përhapja dhe përforcimi i pozicioneve pro-ruse, për shembull në lidhje me luftën në Ukrainë. Ajo do të shkojë shumë më larg.
Për të arritur këtë qëllim, partitë në periferi politike forcohen politikisht por edhe financiarisht. Që në vitin 2022, Washington Post raportoi për të paktën 300 milionë dollarë që janë dhënë në llogari të partive veçanërisht miqësore me Rusinë në mbarë botën, duke përfshirë edhe shtete më të vogla si Shqipëria, Mali i Zi, Madagaskari dhe Ekuadori. Sipas agjencive të inteligjencës amerikane, forcat e lidhura m eKremlinin përdorën edhe kompani të caktuara, grupe të ekspertëve dhe mjete të tjera për të ndikuar në ngjarjet politike – shpesh në dobi të grupeve ekstremiste të krahut të djathtë.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannelNews
Смотрите видео Top Channel/ A po përpiqet Rusia të manipulojë zgjedhjet në SHBA?! Analiza e DW zbulon se... онлайн, длительностью часов минут секунд в хорошем качестве, которое загружено на канал Top Channel Albania 11 Сентябрь 2024. Делитесь ссылкой на видео в социальных сетях, чтобы ваши подписчики и друзья так же посмотрели это видео. Данный видеоклип посмотрели 637 раз и оно понравилось 4 посетителям.