Ka qenë i ashpër debati i parë e mbase dhe i fundit televiziv mes të nominuarit republikan për presidencialet e 5 nëntorit në SHBA, Donald Trump dhe rivales së tij demokrate, Kamala Harris.
Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë kokë më kokë mes tyre, e ndonëse disa anketime pretendojnë fitoren e Harris, Trumpi vetë deklaroi se ajo “humbi shumë keq”. Debati u konsiderua si mundësi që njëri prej tyre ta krijojë një epërsi të qartë vetëm 56 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Top Channel ju sjell një përmbledhje të debatit dhe batutave mes dy kandidatëve.
Harris: Ne do ulim taksat për familjet e klasës së mesme 6000 dollarë. Zbritje tatimore 50,000 dollarë për bizneset e vogla. Kurse Trump do punojë kundër tyre.
Trump: Nuk kam taksë shitje, por tarifa. Vendet e ndryshme do na paguajnë tarifat që na kanë borxh. Kur isha ne fuqi kishim tarifa por jo inflacion. Tani kemi inflacionin ndoshta më të madh në histori. Kjo po shkatërron klasën e mesme.
***
Kamala Harris: Ne kemi pastruar atë që la Trump. Ish-presidenti ka një plan të rrezikshëm projekti 2025.
Trump: Nuk kam asnjë lidhje me projektin 2025. Ekonomia jonë kur e lamë gjatë pandemisë ishte me e mirë se kurrë. Furnizuam botën me maska dhe bombula dhe krijuam shumë vende pune.
Harris: Kompania e Investimeve Bankare ka thëne se plani i Trump është i keq per ekonominë. Dhe ka mbeshtetur planin tim për ekonominë.
Trump: Ajo ska plan. Ështe kopje e planit të Biden. Plani i saj janë kater fjali të kopjuara. Ajo është një marksiste.
Për sa i përket abortit, të dy po ashtu mbajtën këndvështrime të ndryshme.
Trump: Arsyeja pse po votoj kundër abortit është se tani ata kanë abortin deri ne muajin e 9. Këta janë radikalë. Zgjedhja e saj për zv president është një nga ata që mbështesim abortin në muajin e 9 deri pasi të ketë lindur që quhet vrasje.
Harris: Mbështes rifutjen e mbrojtjes së të drejtës për abortin. Gratë që punojnë dhe nuk munden të përballojnë shpenzimet duhet të udhëtojnë në shtete të tjera për të marrë shërbim shendetësor.
Trump: Një tjetër gënjeshtër. Sa për in vintron kam qenë lider për fertilizimim. Pse nuk e pyesni a i mbështet abortin në muajin e 7?
Trafikimi ilegal i drogës në kufijtë e SHBA-së ashpërsoi edhe më tepër debatin mes Harris dhe Trump. Gjatë këtij momenti të dy shpërthyen me akuza për mitingjet e organizuara.
Harris: Trafikimi ilegal i drogës në kufi mund të luftohej me ligjin që propozuam ne që e ndaloi Trump. Ju ftoj të shkoni tek një nga mitingjet e tij. Ai flet për karaktere fiktive dhe sflet asnjherë për njerëz si ju.
Trump: Asnjë nuk shkon tek mitingjet e saj. Ajo i paguan njerëzit për të marrë pjesë. Do përfundojmë në luftën e 3 botërore me këtë që kanë bërë. Në Springfield ilegalët po hajnë kafshët qentë e macet e banorëve. Do përfundojmë si Venezuela me steroide.
...
Pamjet: ABC News/ AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#KamalaHarris#TopChannelNews
Смотрите видео Top Channel/ “Me ty tallen”, “Kamala je e rrezikshme”, batutat dhe fyerjet në debatin Trump- Harris онлайн, длительностью часов минут секунд в хорошем качестве, которое загружено на канал Top Channel Albania 11 Сентябрь 2024. Делитесь ссылкой на видео в социальных сетях, чтобы ваши подписчики и друзья так же посмотрели это видео. Данный видеоклип посмотрели 6,110 раз и оно понравилось 32 посетителям.