#KosovaPress #kosovapresslive
Kandidatura e përbashkët e Federatës Shqiptare të futbollit më atë të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian Euro 2027 për grupmoshat U21, paraqitja e gazetarit shqiptar me simbole të shtetit serb por edhe emërimi i një trajneri serb në krye të skuadrës shqiptare, Partizanit ka nxitur reagime të shumta në opinionin futbolldashës në Kosovë.
Analistët, trajnerë dhe njohësit e futbollit në Kosovë konsiderojnë se një qasje e tillë në Shqipëri mund të sjellë edhe zbehjen e mbështetjes që tifozët kosovarë kanë për Kombëtaren Shqiptare.
Gazetari i sportit, Lulzim Shala ka thënë për KosovaPress se kjo sjellje e akterëve të sportit në Shqipëri nuk është rruga e duhur dhe është e dëmshme edhe në aspektin moral.
“Ne jemi shumë të ndjeshëm në këtë drejtim dhe duhet edhe Shqipëria në këtë aspekt të ketë pak kujdes...Kjo është shumë e dëmshme në aspektin moral sepse po ndikon në aspektin e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave...Kjo praktikë nuk po çon në rrugë të drejtë, duhet të jetë bashkëpunimi shumë më i madh Kosovë-Shqipëri, të na kuptojë edhe Shqipëria ne se çfarë telashe kemi pasur në të kaluarën me Serbinë”, deklaroi Shala.
Kurse gazetari Arlind Sadiku konsideron se përmes këtyre lëvizjeve po tentohet të normalizohet fakti që Shqipëria dhe Serbia kanë shpallur kandidaturn për Evropianin U21 në vitin 2027.
Madje, sipas njohësve, kjo situatë mund të çojë edhe në zbehjen e mbështetjes së tifozëve kosovarë për kombëtaren kuq e zi.
“Mendoj që do të ndikojë, sidomos me ofrimin e Kohës së Kampionatit Evropian. Ne kemi parë që edhe tifozët kuq e zi zyrtarisht e kanë kundërshtuar organizimin e Kampionatit Evropian ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë dhe mendoj se edhe përkrahja e tifozëve ndaj Kombëtares Shqiptare do të zbehet nëse vazhdon me këtë bashkëpunim ndërmjet dy shteteve sepse po shohim që vetëm njëra anë po shpreh gatishmëri”, theksoi Sadiku.
Kjo për shkak se kosovarët janë ende shumë të ndjeshëm kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me Serbinë.
“Tifozët e Kosovës e kanë ngjallur Kombëtaren e Shqipërisë në futboll që nga vitit 2000 e tutje Shqipëria ka pasur pak tifozë, duhet thënë hapur këtë gjë, kurse tifozët e Kosovës e kanë ngjallur Kombëtaren e Shqipërisë. Natyrisht që mund të ketë ndikim shumë negativ në këtë drejtim sepse ne jemi shumë të ndjeshëm në këtë aspekt”, shtoi Shala.
Për më tepër, trajneri i futbollit, Gani Sejdiu ka tërhequr vërejtjen që nëse vazhdon ky lloj trendi, Kosova duhet ta shoh nga një kënd tjetër mbështetjen e pakusht ndaj Shqipërisë.
“Unë mendoj që këto gjëra kanë filluar të shpeshtohen, gjëra të cilat ne na prekin shumë sepse e dikë se sa jemi të lidhur ne kosovarët për shtetin e Shqipërisë, kështu që kjo nuk është e mirë...Kjo gjithsesi mund të ndikojë shumë sepse nëse vazhdon ky trend atëherë vjen në një moment ku edhe ne duhet të vetëdijësohemi dhe t’i shikojmë gjërat nga një kënd tjetër...Nëse dikush nuk të respekton, atëherë edhe respekti yt ndaj dikujt mund të zbehet”, ka thënë Sejdiu.
Ndryshe, së fundmi, në një intervistë për KosovaPress, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës i cili ka thënë se nuk i ka pëlqyer bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të futbollit më atë të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit për grupmoshat U21 në viti 2027.
KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze.
Që të informoheni më shumë vizitojeni www.kosovapress.com
https://kosovapress.com/
Facebook: / kosovapress
YouTube: / kosovapressofficial
Twitter: / @kosovapressi
Instagram: / kosovapressofficial
Смотрите видео "Po tentohet normalizimi i marrëdhënieve para Evropianit 2027 për U21" онлайн, длительностью часов минут секунд в хорошем качестве, которое загружено на канал KosovaPress 27 Август 2024. Делитесь ссылкой на видео в социальных сетях, чтобы ваши подписчики и друзья так же посмотрели это видео. Данный видеоклип посмотрели 107 раз и оно понравилось 1 посетителям.