Shpërthim i fortë në Shkodër, shtëpia në flakë nga bombola e gazit! Lagjia 'mbulohet' nga re tymi

Опубликовано: 24 Август 2020
на канале: Report TV
4,739
15

TIRANE-Shpërthimi i një bombole gazi ka djegur pjesërisht një banesë në qytetin e Shkodrës mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur orës 12:45 në afërsi të shkollës “Oso Kuka” tek rruga e “Tafilicajve”.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen, por ndërhyrja e tyre ka qenë mjaft e vështirë pasi rrugica në të cilën ndodhet shtëpia është mjaft e ngushtë. Megjithatë flakët e zjarrit janë neutralizuar, duke mos rrezikuar banesat e tjera dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Por si ka ndodhur ngjarja? Report Tv mëson se zonja e shtëpisë sapo kishte mbushur bombolën 5 litërshe të gazit dhe e kishte lënë në garazh. Pak momente më vonë është dëgjuar një shpërthim pikërisht pranë garazhit.

E zonja e shtëpisë ka dalë menjëherë jashtë ndërkohë që komshinjtë njoftuan zjarrfikësen. Brenda garazhit ndodhej edhe një makinë që është djegur.


Смотрите видео Shpërthim i fortë në Shkodër, shtëpia në flakë nga bombola e gazit! Lagjia 'mbulohet' nga re tymi онлайн, длительностью часов минут секунд в хорошем качестве, которое загружено на канал Report TV 24 Август 2020. Делитесь ссылкой на видео в социальных сетях, чтобы ваши подписчики и друзья так же посмотрели это видео. Данный видеоклип посмотрели 4,739 раз и оно понравилось 15 посетителям.