#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
Para se të arrish në liqenin e Dushkut, ndodhet një zonë e tërë ushtarake. Brenda kësaj zone, ndodhet dhe një tunel, i cili konsiderohej si vendqëndrimi i televizionit, radios, ATSH-së, në kohë luftë.
“Aty ka dhe një gropë të madhe pasi shumë njerëz kanë pretenduar se regjimi komunist kishte fshehur aty florinjtë që do t’i duheshin për kohë lufte, por sigurisht që askush nuk i gjeti florinjtë”, tregon gazetari Fevziu.
Në një bisedë që gazetari Fevziu ka zhvilluar me Julian Shyqyriun, i cili ka edhe një biznes në këtë zonë, tregohet më me detaje se si është i ndërtuar ky tunel.
Blendi Fevziu: Ky tunel antiatomik, për çfarë ishte i përshtatur?
Julian Shyqyriu: Ka qenë zonë ushtarake dhe është përdorur nga Forcat e Armatosura Shqiptare të asaj kohe, ka pasur edhe repartin ushtarak këtu, ka qenë dhe stacioni i RTSH. Ky ka qenë tuneli kryesor i strehimit.
Blendi Fevziu: Sa i madh është?
Julian Shyqyriu: Brenda është 150 metra katrorë. Ka një dhomë të madhe që shërbente për takime. Janë 3 dhoma të vogla gjumi, janë edhe 6 dhoma për stafin e ushtrisë që ka shërbyer në atë kohë. Për momentin është i papërdorshëm. Të 2 dyert e tunelit janë antibërthamore. Nuk i lëmë turistët që të hynë sepse është i pasigurtë. Do të mundohemi që ta sistemojmë sepse është pa ndriçim
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Watch video Tuneli antiatomik në Gramsh/Fevziu:Njerëzit mendonin se aty kishte florinj, ka një gropë të madhe... online, duration hours minute second in high quality that is uploaded to the channel RTV KLAN 27 September 2023. Share the link to the video on social media so that your subscribers and friends will also watch this video. This video clip has been viewed 3,104 times and liked it 7 visitors.