A1 Report - Pafajësia e Frrokut, flet nëna e Lamaj: Drejtësi ose iki në Hagë

Published: 05 May 2015
on channel: Report TV
21,067
25

TIRANE - Në ceremoninë e përkujtimit të efektivëve të rënë në përballje me krimin, dy vite pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj dhe një muaj pas shpalljes së pafajshëm të të dyshuarit kryesor Arben Frroku për vrasjen e Shefit të policisë ka folur për herë të parë nëna e komisarit të vrarë.

Lumturi Lamaj, nëna e kryekomisarit u shpreh: “Kam qenë brez pas brezi familje shembullore. Kam rritur katër fëmijë me sakrifica. Tani që ishte kryekomisar mu vra. Kam respekt për policinë e shtetit për policinë e Tiranës dhe Ministrinë e Brendshme. Unë nuk vras dot njeri. Unë kam dy vjet dhe ia kam lënë shtetit megjithatë ju lutem më falni juve që merrni pjesë këtu që jeni drejtues, duhet të shikohet më shumë puna e Dritanit.

Kam marrë kontakt me policinë e Tiranës dhe me inspektorin e Ministrit të Brendshëm pasi Saimir Tahirin nuk e kam gjetur, në radhë të parë kam takuar një tjetër, kam vajtur dy herë. Shtëpinë po nuk e rregulloi dot i zoti nuk e rregullon dot miku. Në rast se shtetit shqiptar nuk e zbardh çështjen e Dritani unë si nëna e tij 71 vjeçare do iki në gjykatën e Hagës për drejtësi. Më kuptoni mirë. Por do pres shtetin shqiptar akoma”.

Kjo është hera e parë që nëna e komisarit të vrarë flet për drejtësinë në vend në lidhje me vrasjen e djalit të saj në krye të detyrës.
Kryekomisar Dritan Lamaj është vrarë në 24 shkurt të vitit 2013. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/pafaj-si...


Watch video A1 Report - Pafajësia e Frrokut, flet nëna e Lamaj: Drejtësi ose iki në Hagë online, duration hours minute second in high quality that is uploaded to the channel Report TV 05 May 2015. Share the link to the video on social media so that your subscribers and friends will also watch this video. This video clip has been viewed 21,067 times and liked it 25 visitors.