Konflikti mes tyre çon pas hekurave 3 vëllezër në Hamallaj

Published: 10 August 2024
on channel: RTV KLAN
4,948
11

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Hamallaj, Durrës, po ndodhte një konflikt midis tre vëllezërve, shkuan në adresën e dhënë, duke ndërhyrë dhe neutralizuar të dyja palët e konfliktit, konflikt ky që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, njëri prej vëllezërve, 53-vjeçari me iniciale A. P., ka dëmtuar me thikë gomat e një furgoni dhe më pas është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tij, 49-vjeçarin me iniciale L. P. dhe 43-vjeçarin me iniciale Y. P., duke përdorur thikë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë 43-vjeçari, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua dhe thika e përdorur gjatë konfliktit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë 3 vëllezërit, shtetasit:

A. P., 53 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Shkatërrim prone";

L. P., 49 vjeç, dhe Y. P., 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan


Watch video Konflikti mes tyre çon pas hekurave 3 vëllezër në Hamallaj online, duration hours minute second in high quality that is uploaded to the channel RTV KLAN 10 August 2024. Share the link to the video on social media so that your subscribers and friends will also watch this video. This video clip has been viewed 4,948 times and liked it 11 visitors.