Top Channel/ Ditë e re, gafë e re! Komenti i Biden për 11 shtatorin, “ndizet” rrjeti

Published: 11 September 2024
on channel: Top Channel Albania
6,672
17

Një ditë e re, një gafë e re për presidentin amerikan Joe Biden, tashmë të tërhequr megjithatë nga përpjekja për një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, stafetë kjo të cilën ia kaloi zëvendëses së tij, Kamala Harris.
Pak orë përpara debatit televiziv të kandidates demokrate me rivalin e saj republikan Donald Trump, Biden rrëmbeu sërish vëmendjen me gafën e radhës.
Teksa i drejtohej lëniës së Shtëpisë së Bardhë në ditën përpara 23 vjetorit të sulmeve terroriste që shokuan Amerikën e mbarë botën, Bidenit i rrëshqiti goja për këtë datë nevralgjike për amerikanët.
“Po shkoj në ditëlindjen e mbesës sime në Nju Jork. Atje do të ndjekim debatin, e pastaj nesër do të bëj 11 shtatorin”, ka thënë 81-vjeçari, që në fakt, me sa duket, kishte pasur ndërmend t`i referohej pjesëmarrjes së tij të planifikuar në ceremonitë solemne përkujtimore të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Komentet në rrjet nuk vonuan të shpërthenin. “Po… Ai e bëri prapë”, thoshte një ndjekës, që më tej shton: “Duhet të jem i sinqertë derisa pashë atë videon ku thotë ‘nesër do të bëj 11 shtatorin’ kisha harruar që Joe Biden ishte gjallë”. Paraqitja e dobët e tij në debatin me Trump në qershor çoi në tërheqjen e Bidenit nga gara për president më 21 korrik.

Pamjet: POOL/ NATO TV/ AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoeBiden#TopChannelNews


Watch video Top Channel/ Ditë e re, gafë e re! Komenti i Biden për 11 shtatorin, “ndizet” rrjeti online, duration hours minute second in high quality that is uploaded to the channel Top Channel Albania 11 September 2024. Share the link to the video on social media so that your subscribers and friends will also watch this video. This video clip has been viewed 6,672 times and liked it 17 visitors.