Report TV - Ndalimi i kapsollave, policia vijon aksionin e kontrolleve në dyqane

Published: 21 December 2018
on channel: Report TV
515
3

Në kuadër të kontrollit për parandalimin dhe sekuestrimin e lëndëve piroteknike dhe sekuestrimin e kapsolleve me rrezikshmëri për jetën, policia e shtetit njofton se po vijon aksioni i kontrolleve ne dyqane dhe pika shumicash.

Gjithashtu, bëhet e ditur që prej fillimit të planit të masave të marra, nga kontrollet e deritanishme nuk janë konstatuar deri më tani kapsolle, apo produkte të tjera piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje të tyre lëndë plasëse.

Ndalimi i kapsollave dhe lëndëve të ndryshme plasëse bëhet pas urdhërit të vendosur nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave ku ndalohet importi dhe tregtimi i lëndëve piroteknike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të këtyre lëndëve në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital".


Watch video Report TV - Ndalimi i kapsollave, policia vijon aksionin e kontrolleve në dyqane online, duration hours minute second in high quality that is uploaded to the channel Report TV 21 December 2018. Share the link to the video on social media so that your subscribers and friends will also watch this video. This video clip has been viewed 515 times and liked it 3 visitors.