"Banda e Niklës", pas Marklen Hakës, Gjykata lë në burg edhe Klajdi Hakajn, ja për çfarë akuzohet

Published: 09 September 2024
on channel: Ora News
801
0

#oranews #klajdihaka #marklenhaka

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Klajdi Hakën. Mësohet se mbi të riun rëndojnë akuzat për armëmbajtje paleje si dhe mbështetje të personave të shpallur në kërkim. Disa ditë më parë në banesën e tij është arrestuar i 'forti' i Niklës, Mariglen Haka iakuzuar për disa vepra penale, ku më të rëndat janë vrasja e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit si dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal.

Marklen Haka, anëtar i bandës kriminale të Niklës është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale teksa i ka mbijetuar disa atentateve. Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019 mbeti e vrarë halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha. Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje.

Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën. Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/vendi/emri-str...

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

Follow Televizionin Ora News


Watch video "Banda e Niklës", pas Marklen Hakës, Gjykata lë në burg edhe Klajdi Hakajn, ja për çfarë akuzohet online, duration hours minute second in high quality that is uploaded to the channel Ora News 09 September 2024. Share the link to the video on social media so that your subscribers and friends will also watch this video. This video clip has been viewed 801 times and liked it 0 visitors.